Lajme

Mësoni cili është projekti i ri i Bujar Osmanit për diasporën

Kryediplomati i RMV-së, Bujar Osmani ka prezantuar sot përmes një konference tematike për media një platformë të re -“MKartë”- që ka të bëjë me identifikimin e personave të shquar nga diaspora e që kanë rol promovues të vlerave të shoqërisë jashtë vendit. “Fillojmë me projekt të ri- #MKartë, me të cilën u japim mirënjohje personave dhe individëve të theksuar për angazhimin e tyre jo vetanak dhe promovimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit.

Do të krijojmë rrjet të qytetarëve tanë të suksesshëm dhe platform për tërheqjen dhe përfshirjen e tyre thellë në rrjedhat tona shoqërore. Osmani ishte aktiv edhe gjatë procesit të regjistrimit të diasporës- që është në process e sipër, me takime direkte me to. Ndërsa, ky projekt i radhës shënon hapa para në afrimin e diasporës dhe e bën këtë të fundit të jetë protagoniste dhe jo shikuese e proceseve shoqërore dhe politike në vend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button