Lajme

Ndërroi jetë gazetari i njohur nga Shkupi, Reshat Kamberi

Në moshën 59 vjeçare sot ndërroi jetë gazetari i njohur shkupjan, Reshat Kamberi. Lajmin e bëri të ditur nipi i tij Adnan Kamberi në rrjetin social facebook.

“Ju informojmë se para pak çasteve ndërroi jetë Mingja jon Reshat Kamberi lutemi të gjithë bashkë që i Madhi Zot ta Fal, Mëshiroje dhe ta bëje nga banoret e Xhenetit të përjetshëm Amin.”, ka shkruar Adnan Kamberi

Reshat Kamberi ishte gazetar i njohur i Radiotelevizionit të Maqedonisë dhe autor i njohur i shumë emisioneve dokumentare.

Ai shquhej edhe si një aktivist i dalluar i shoqërisë civile dhe një personalitet i vlerësuar.

Kamberi u lind në vitin 1962 dhe se në Koliçan të Epërm të Studeniçanit të Shkupit, ndërsa jetoi dhe punoi gjatë tërë jetës së tij në Shkup.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button