Lajme

Sefer Tahiri për dekretin e Bajdenit: Sinjal se po përfundon koha e politikanëve të korruptuar

Profesori universitar, Sefer Tahiri tha se dekreti i presidentit të SHBA-së, Xho Bajden, është një qëndrim i qartë se luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të jetë prioritet i shteteve dhe veçanërisht i qeverive si dhe institucionet që merren me luftimin e këtyre fenomeneve.

Mendoj se kjo parasegjithash është një sinjal për politikën e Ballkanit në përgjithësi, që dalëngadalë të pastrohet nga figurat e komprometuara, nga figurat të cilët në aspektin jo vetëm etik, por në aspektin e funksionimit të tyre në skenën ballkanike kanë dhënë shumë prova se politika këtu tek ne nuk është ajo që e themi ‘arti i të mundshëm’ por shpesh është instrument për tu pasuruar”, u shpreh Tahiri në emisionin “ENTER”.

Ai tha se mendon që sinjali që i është dhënë Sali Berishës dhe më herët disa politikanëve tek ne, duhet të kuptohet seriozisht nga partitë në pushtet.

“Mendoj se do të kuptohet në një far mase nga partitë politike por edhe nga qeveria që në të ardhmen duhet të ketë kujdes se si bën përzgjedhjen e e njerëzve për të drejtuar institucionet apo për të qenë drejtues të mekanizmave, apo sistemit në përgjithësi. Kjo deklaratë sa do mund të duket befasuese, habitëse, në fakt e trason linjën e politikës amerikane dhe politikës, gjithashtu evropiane, që në Ballkan duhet të mbizotërojnë dhe të fryejnë erëra tjera të cilat para se gjithash duhet të kenë në plan të parë funksionimin e shtetit të së drejtës, pra shtetit ligjor, funksionimin e demokracisë në kuptimin e plotë të fjalës”, tha më tej Tahiri. /SHENJA/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button