LajmeVendi

Kush është Driton Ibishi, kryetari i sapozgjedhur i degës së PDSH-së në Tetovë?

Partia Demokratike Shqiptare në krye me Menduh Thaçin mbajti Kuvendin e degës së Tetovës në të cilën u zgjodh kryetari i ri dhe u zrytarizua kandiatura e profesorit Sadi Bexheti për Komunën e Tetovës. Çfarë ra në sy në këtë eveniment të PDSH-së ishte zgjedhja e kryetarit të degës dhe përbërja e kryesisë së kësaj dege ku mosha mesatare dukeshte të jetë shumë e re. Për kryetar u zgjodh Driton Ibishi. Kjo ishte pak a shumë edhe një befasi nga PDSH duke pasur parasysh faktin se Driton Ibishi është i ri në moshë.

Kush është Driton Ibishi?

Jo shumë i njohur për masën e gjerë, deri tani Driton Ibishi ka mbajtur një numër pozicionesh në PDSH edhe atë si Zëdhënës i saj, anëtar i Komisionit për Ekonomi dhe Financa e më së voni dhe udhëqës i po këtij organi. Megjithë këtë, ajo çka vlen të përmendet është se kryetari i sapozgjedhur i degës së Tetovës është vetëm 24 vjeçar.

Driton Ibishi u lind në vitin 1996 në Tetovë nga një familje intelektualësh. Ai vjen nga fshati Shipkovicë ku mori hapat e parë në shkollimin e ulët të shkollës fillore “Rexhep Voka”. Më pas, shkollimin e mesëm e kreu në Gjimnazin e Tetovës „Kiril Pejçinoviq“ për të vazhduar më tej studimet deridiplomike në Universitetin e Evropës Juglindore në fushën e Biznesit dhe Ekonomisë. Përgjatë periudhës studimore të diplomës bachelor, ka qenë në shkëmbim studentor në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Vestfalisë Jugore në Hagen, Gjermani. Atje arriti që studimet t’i mbarojë me sukses të lartë duke përfunduar në mesin e më të mirëve në kuadër të studentëve ndërkombëtar. Pas diplomimit dhe pauzës një vjeçare për tu bashkuar në rolin e Zëdhënësit të PDSH-së, ai filloi studimet master për Ekonomi në një nga universitetet më prestigjioze të Gjermanisë, Universitetin e Freiburg-ut.

Përgjatë karrierës akademike ka qenë vazdhimisht i kyçur në organet e parlamenteve studentore, organet universitare dhe ka udhëhequr me Klubin e Liderëve të Ardhsëm në UEJL. Veçmas kësaj angazhimi i tij nuk ka munguar në seminare të ndryshme brenda dhe jashtë shtetit, ku arriti të zhvillojë edhe më tej aftësitë e tij analitike, të folurit në publik dhe mendimin kritik. Përndryshe, Driton Ibishi, veçmas gjuhës maqedone, është i rrjedhshëm në 3 gjuhë të huaja edhe atë: anglisht, gjermanisht dhe spanjisht. Shquhet për aftësitë në ekonomi, financa dhe politikë, gjëra të cilat janë theksuar nga eprorët dhe profesorët e tij.

Profili i kryetarit të sapozgjedhur të degës së Tetovës nga radhët e PDSH-së është shumë premtues. Në fjalimin e tij në kuvendin e degës ai potencoi se “Tetova po hyn në një dekadë të re me këto zgjedhje lokale, një dekadë me shumë mundësi dhe me udhëheqës të rinj”. Më tej ai shtoi se “kjo fushatë bëhet për të ardhmen e jo për të kaluarën.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button