LajmeSport

Limaj nga Kukësi te Tirana, e ndërmjetëson tetovari Adili

Skuadra më e titulluar në Shqipëri, Tirana dy ditë më parë siguroi një transferim me shumë peshë, duke bërë të vetin mesfushorin kosovarë Vesel Limaj. 24 vjeçari cilësohet një prej futbollistët më të mirë të kampionatit shqiptarë, duke qenë ndër lojtarët kryesorë 3 sezonet e fundit te Kukësi. Skadimi i kontratës i dha lirinë të zgjidhte destinacionin e radhës dhe Tirana duket se bëri punë të shkëlqyeshme kur arriti ta bënte për vete Limajn, në kushte kur ky i fundit kishte oferta serioze nga ekipe nga Turqia, Qipro dhe një skuadër e kategorisë së dytë austriake.

Ndikim të madh në vendimin që Limaj të qëndëronte edhe më tej në Shqipëri kishte këshilltari i futbollistit, Nasip Adili. Duke vlerësuar me kujdes gjithë situatën rreth Limajt, Adili ka bindur lojtarin se pavarësisht ofertave nga jashtë, transferimi në nivel më të lartë të kërkohet përmes paraqitjeve te Tirana.

“Vendimtare në arritjen e kësaj marrëveshje ka qenë vendosshmëria e Tiranës për ta bërë për vete lojtarin. Veseli kishte edhe tjera oferta nga Shqipëria dhe Kosova, por pavarësisht faktit se Tirana ishte më e qartë, transferimi jashtë mbetej prioritet. Por vendimi erdhi pasi kemi folë me trajnerin Orges Shehi, pastaj drejtorin Tefik Osmani dhe posaçërisht me presidentin e Tiranës, Refik Halilin. Vlerësimi që ata manifestonin për Limajn, mua personalisht më bindi që ta këshilloj lojtarin se ky ishte mjedisi ku do ndjehej i rëndësishëm për të dhënë më të mirën”, thotë Nasip Adili, duke zbuluar prapaskenat e momentit kur vendosej e ardhmja e Vesel Limajt. Adili që njihet si njeriu që i qëndroi pranë si një prej konsulantëve kryesorë edhe Valon Et’hemit në “luftën” me Kukësin dhe transferimin te Instambulspor në Turqi, beson se Limaj ka kohë për të dalë jashtë dhe se kjo lëvizje nuk do të vonojë.

“Veseli tash duhet të mendojë vetëm për Tiranën dhe të japë më të mirën aty. Pres të jetë një prej lojtarëve më të mirë të kampionatit. Është vetëm 24 vjeç, kishim oferta serioze dhe konkrete, por jam i sigurtë se ka bërë zgjedhjen e duhur dhe përmes paraqitjeve me Tiranën do të ketë opsione edhe më serioze për të dalë jashta Shqipërisë drejt një kampionati më serioz”, përfundoi Adili, njeriu që si konsulant merret me gjitha ofertat dhe propozimet që vijnë nga agjentë e menaxherë të ndryshëm në adresë të Vesel Limajt dhe Valon Et’hemit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button