Lajme

Zaev: Duhet ta mbështesim ligjin për taksë ekologjike nëse duam ajër më të pastër dhe sipërfaqe të gjelbra

Kryeministri Zoran Zaev, duke komentuar paralajmërimin e opozitës se do ta bllokojë miratimin e ligjit për taksën ekologjike, pasditen e sotme në Kumanovë ka shprehur shpresë se do të gjenden mënyra që të votohen ligjet që janë me rëndësi për qytetarët.

“Besoj se konform Rregullores, ligjet duhet të votohen ‘për” ose ‘kundër’ dhe besoj se do të gjendet mënyrë që të vazhdojmë politikat me rëndësi për qytetarët. Nëse duam më shumë shëndet, ajër më të pastër dhe më shumë sipërfaqe të gjelbra, doemos t’i ndjekim politikat evropiane. Taksa e gjelbër që vendoset, vjen në kohë kur hiqen tre denarët e akcizës që ishte vendosur kur çmimi i naftës ishte më i ulët. Presim javën tjetër të kalojë 600 denarë barel dhe menjëherë të bien taksat, ashtuqë nuk kemi në mesatare ndonjë rritje, por do të kemi fond të madh që në një vit nënkupton jo më pak se 55 milionë euro. Ato janë para për sipërfaqe të gjelbra, para për burime të rinovueshme të energjisë, efikasitetit energjetik që nënkuptojnë shumë për shtetin. Të rreshtohemi të gjithë dhe proceset e këtilla t’i mbështesim”, ka deklaruar Zaevi.

Opozita sot ka paralajmëruar se do ta bllokojë miratimin e këtij Propozim- ligji që sipas tyre, nënkupton taksë të re për qytetarët dhe shtrenjtim të çmimeve për transport dhe produkte tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button