LajmeSport

Rexhep Ajdari mbrojtësi premtues i FC Viktoria Köln U19

Sot talent premtues, ndërsa nesër mbase një zgjidhje shtesë apo edhe vlerë e shtuar për çdo klub dhe ekip përfaqësues. Luan me shpresat U17 të ekipit gjerman FC Viktoria Köln dhe duket se po ndërtohet në futbollist serioz. Ky është Rexhep Hajdari, djaloshi nga Kalishta e Strugës apo i biri i ish-futbollistit të njohur dhe tani trajner i futbollit, Shpëtim Hajdari. I lindur më 23 prill të vitit 2004, Rexhep Hajdari ka ndjekur hapat e babait të tij, duke nisur të stërvitet në futboll në moshë shumë të hershme. Duke u rritur ka prekur gjeneratën U17 te FC Viktoria Köln. Mbrojtës qendre që luan më këmbën e majtë dhe që tregon cilësi e potencial për gjëra serioze.

“Kam filluar të stërvitem në futboll që si fëmijë dhe mund te them se jam i lidhur shumë me këtë sport. Babi im ka qenë futbollist dhe mbase do jetë punë trashëgimie dashuria për futbollin”, shprehet 17-të vjeçari, Rexhep Ajdari, duke vijuar.
“Deri tani gjërat kanë ecur mirë, jam i kënaqur dhe i motivuar për të punuar shumë fortë për të ecur përpara. Synoj të luaj në nivele më të larta, pa shpejtuar në zgjedhjet e mia. Fillimisht synimi mbetet të futem në ekipin e seniorëve, pastaj avash avash të ngjitem në nivele më lartë”, thotë Ajdari.

Strugani me pasaportë gjermane ka luksin të zgjedh për vendin që do ta përfaqësojë në të ardhmen dhe përmundër faktit se është në moshë shumë të re, ai duket i bindur dhe sfiduese e merr edhe idenë për të luajtur me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button