Lajme

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik ngritet si universiteti privat më i madh në vend

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (International Balkan University – IBU) u ngrit si universiteti privat më i madh në vend, duke u bërë zgjedhja e parë e studentëve. Këtë e dëshmojnë të dhënat e raportit të Entit Shtetëror për Statistikë për vitin akademik 2020/2021, sipas të cilave me 2024 studentë, IBU ka më së shumti studentë në krahasim me universitetet tjera private në vend.

“Besimi që na është dhënë nga studentët e rinj është vetëm konfirmim i përkushtimit tonë serioz dhe të palodhshëm për të ofruar standard dhe vlera të reja në arsimin e lartë në vend. IBU është themeluar me idenë e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë. Përmes përcjelljes së trendeve botërore, zbatimit të mirëfilltë të programeve të shkëmbimit studentor, studentëve u ofrohet eksperiencë ndërkombëtare. Ky karakter i theksuar universitetit mundëson që dija dhe përvojat globale të aplikohen edhe në sistemin tonë i cili në vazhdimësi prodhon profesionistë të cilët janë konkurrentë në karrierë. Në këtë rrugëtim, ne vazhdojmë që bashkarisht me studentët tanë të krijojmë vlera të cilat pasqyrohen në përparësi të shumta jo vetëm për vendin tonë, por edhe për rajonin dhe më gjërë” thonë nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik.

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik këtë vit kremton 15-vjetorin e themelimit të tij, e pikërisht në këtë jubile trason edhe rrugën për zhvillimin e mëtutjeshëm të universitetit, por edhe kontributin e vazhdueshëm si institucion me përgjegjësi të lartë shoqërore. Në këtë drejtim, IBU me sukses akreditoi projektin për themelimin e Fakultetit të Medicinës Dentale dhe Shkollën e Lartë Medicinale, të cilat pritet të nisin veprimtarinë e tyre në vitin akademik 2021/2022 në objekt të ri në kuadër të kampusit universitar, me laboratorë më bashkëkohor dhe kuadër profesional me çka gjeneratave të reja do t’iu ofrohet standard botëror i arsimit në lëminë e shëndetësisë. Universiteti poashtu vazhdon me investimin në kapacitete të reja dhe zgjerim të kampusit dhe në këtë drejtim po rrumbullakëson projektin për ndërtimin e konvikt studentor modern për 400 studentë brenda kampusit universitar në Shkup.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button